Drejtësi në Serbi, Dragan Djilas ka deklaruar se mund të “pretendojë” se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i humbasë zgjedhjet e 3 prillit.
Djilas tha për televizionin N1 se hulumtimi që partia e tij e ka bërë për 14 muaj ka treguar se Vuçiq do t’i humbasë zgjedhjet, përcjell Express.
Lexo Edhe:
Mgid
Mgid
Vëllai i të vrarit në Pejë: Jam betuar në gjakun e vëllait që nëse s’vepro…
Ky truk i lehtë ju bën të humbisni peshë gjatë gjumit
“Ai (Aleksandar Vuçiq) në hulumtim e sheh se është në prag të fitimit të zgjedhjeve, prandaj Daçiq nuk do të kandidojë për të mos e rrezikuar fitoren e Vuçiqit”, tha Djilas.
Ai tha se “gjenerali në pension Zdravko Ponos është kandidati më i mirë për president të Serbisë”.
“Nuk është kompromis që asnjë kandidat tjetër përveç Ponos të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale”, theksoi ai.