
Foto ilustrim
Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se një person ka humbur jetën, teksa katër persona të tjerë po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
“Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, është shprehur Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

















