Osmani e Kurti sot bëjnë homazhe tek varri i Rugovës

E publikuar: 21/01/2022 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti Osmani

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë sot homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas njoftimit të Presidencës, ata do të bëjnë homazhe në orën 11:00.

“Sot më 21 janar 2022, në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes”, thuhet në njoftim.