Dy persona janë plagosur me thikë pas një përleshje në lagjen “Fidanishte” në Pejë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se të lënduarit po trajtohen në spital përderisa njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda trupore.
“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, tha Gashi.