Nga nesër testet rapide në Prishtinë bëhen shtatë ditë në javë

E publikuar: 19/01/2022 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka njoftuare se nga nesër në komunën e Prishtinës do të bëhen teste rapide në shtatë ditë të javës.Gashi njoftoi se këto teste do të bëhen në Qendrën e Studentëve nga ora 08:00-18:00.

Ky vendim sipas Gashit ka ardhur pas shtimit të fluksit të qytetarëve që kërkojnë të testohen për Covid-19.“Njoftohen qytetarët e Komunës së Prishtinës se nga data 20.01.2022 Qendra e Studentëve ku bëhen testet RAPIDE- antigjen do te punojë 7 ditë te javës me këtë orar: 08:00-18:00.

Ky vendim është marrë në përgjigjje të rritjes së numrit të qytetarë që kërkojnë të testohen me testet rapide antigjenike. Vetëm dje me dt. 18.01.22 kishim 403 testime!”, ka njoftuar ai.