Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri thotë se Kosova shënoi një fitore të vogël që ndaloi referendumin serbe në Kosovë.
“Kjo është një fitore e vogël e Kosovës. Unë vetëm një pikëpyetje e kam. A ka kosto për dialogun kjo nga kjo “jo” e Kosovës. Unë nuk e shoh që do t’i kontribuoj kjo dialogut”, tha Ymeri në “Debat Plus”.
Ymeri thotë se Kosova do të duhej të ishte më fleksibile në lidhje me referendumin e Serbisë.
Ish-deputeti thotë se edhe nëse do të lejonte Kosova mbajtjen e referendumit serb ën Kosovë, ky do të ishte vendim sovran.
“Nëse Serbia do të organizohet referendum në Kosovë pa na pyetur, ai do të ishte shkelje e sovranitetit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ymeri thotë se Kurti duhet të jetë më konstruktive në raport me ndërkombëtarët.
“Edhe letra e sekretarit Blinken ishte në atë drejtim që Kurti do të jetë më konstruktiv”, deklaroi Ymeri.