Arben Gashi: Nesër marrim vendim nëse shkojmë në seancën e jashtëzakonshme ose jo

E publikuar: 14/01/2022 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ende nuk ka vendosur se a do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër.Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka thënë Gazetës Express se nesër pas një takimi të grupit parlamentar do të vendosin a do të jenë pjesë në seancë ku do të diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.“Nesër do të mblidhet grupi parlamentar i LDK-së që të diskutojmë se a do të marrim pjesë në seancë apo jo”, tha Gashi.