Dëshmia e Nasim Haradinajt në Speciale, flasin nga OVL-UÇK-ja

E publikuar: 13/01/2022 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku tha sot se Nasim Haradinaj është duke bërë paraqitje dinjitoze në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express.Klinaku ka thënë se ai po tregon të vërtetat në Speciale.“Paraqitja e Nasimit është dinjitoze.

Po e tregon një realitet se çfarë ngjarjesh kanë pasur atëherë edhe pse ju e dini që ato ngjarje që janë zhvilluar atëherë ne kemi qenë gjithmonë transparent dhe çdo gjë ka qenë e filmuar. Poashtu ne kemi paraqitur edhe në bazë të disa sekuencave që kanë xhiruar kamerat dhe i kemi paraqitur ato dokumentacione, dosa apo si do që t’i quash.

I kemi paraqitur para mediave si diçka që na ka ardhur neve”, ka thënë ai.Më tutje zyrtari i OVL-UÇK-së deklaroi se çdo gjë e kanë bëtë me vetëdije dhe e kanë ditur që ndaj tyre mund të ngritët ndonjë aktakuzë.“Çdo gjë e kemi bërë me vetëdije dhe e kemi ditur që edhe mund të na ngrisin ndonjë aktakuzë, por e kemi bërë për interesin publik.

Kjo ka mund të bëhet dhe e ka pasur edhe obligim çdo qytetarë i Kosovës që ta informojë publikun për diçka që është e keqe për qytetarët”, tha ai.Lidhur me atë se kush i solli dokumentet e Speciales në OVL-UÇK, Klinaku pretendon se mund të kenë qenë vet zyrtarët e Speciales.

“Jo nuk e dimë, por është fakt kjo që përderisa kanë dalë nga zyrat e tyre natyrisht që edhe vet i kanë sjellë. Ne nuk kemi mundur që të shkojmë atje në Hagë. Ata i kanë nxjerr nga zyra, ata e dinë edhe personin që i kanë sjellë ato”, deklaroi Klinaku.