Sektori i transportit ajror civil të Kinës ka arritur 136 muaj radhazi të operacioneve të sigurta të fluturimit deri në fund të dhjetorit 2021, sipas autoriteteve të aviacionit civil.
Industria e aviacionit civil të Kinës demonstroi elasticitetin dhe performancën e saj të sigurisë mes kushteve të komplikuara gjatë periudhës së pandemisë, njoftoi Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).
Deri në fund të dhjetorit të kaluar, industria e transportit ajror civil të Kinës mbajti 98.76 milionë orë funksionim të sigurt fluturimi, treguan të dhënat nga CAAC, citon “Xinhua”.
Ndërkohë, sektori kishte arritur një rekord të ri prej 235 muajsh radhazi sigurie gjatë operacioneve.
Në vitin 2022, industria e aviacionit civil të Kinës pritet të rrisë vazhdimisht masat e sigurisë. Autoritetet e aviacionit civil do të përmirësojnë sistemin e parandalimit dhe kontrollit të rrezikut, do të kryejnë hetimin dhe korrigjimin e rreziqeve dhe do të transformojnë modelin e mbikëqyrjes së sigurisë të industrisë, shtoi CAAC.