Ditët e fundit u hap qendra e “Tesla”-s në Urumqi, qendra e parë e kompanisë së famshme të makinave elektrike “Tesla” në Xinjing të Kinës. Përgjegjësi përkatës i “Tesla”-s u shpreh se tregu i madh dhe politika e mirë e makinave me energji të reja në Xinjing janë faktorët kryesorë që tërheqin kompanitë e makinave me energji të reja si “Tesla” për zhvillimin e biznesit në Xinjing dhe në krahinat veriperëndimore të Kinës.
Qenda e “Tesla”-s në Urumqi zë një sipërfaqe prej 1620 metrash katrorë dhe ofron shërbimet e shitjes, tëriparimit, të mirëmbajtjes, të sigurimeve etj. Kjo është qendra e parë e “Tesla”-s në Xinjing dhe qendra e 11-të e saj në Kinën Veriperëndimore. Deri tani “Tesla” ka gjithsej 211 dyqane në60 qytete të Kinës.
Me përhapjen e konceptit të mbrojtjes së mjedisit nëjetën e kinezëve, sasia e makinave me energji të reja nëXinjiang është shtuar vazhdimisht. Deri tani në Xinjing ka rreth 50 mijë automjete me energji të reja. Nga janari deri në korrik të vitit 2021, shitja e këtyre automjeteve në Xinjiang u shtua 298.29 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.