Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë njoftoi se në Shqipëri do të ngrihet një shtab pararojë.
Sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, një gjë e tillë do të ngritë stabilitetin e sigurisë nga kërcënimet dhe rreziqet që po ndodhin.
Ibishi tha se kjo është një mbështetje e madhe për Kosovën.
Komanda e Operacioneve Speciale zyrën e vetme e ka në Shtutgart të Gjermanisë dhe detyra e saj është që të planifikojë operacione speciale të forcave ushtarake amerikane dhe të dërgojë e verifikojë nëse ato po arrijnë objektivat e vendosura.
Kronikë e zgjeruar nga Mergime Taraku.