Sërish alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, Policia pranoi telefonatë anonime

E publikuar: 07/01/2022 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të tretën herë, Policia e Kosovës ka pranuar një telefonatë anonime në të cilën është thënë se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka mjet shpërthyes.Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se janë ndërmarrë masat e sigurisë në atë zonë dhe janë angazhuar njësitet për trajtimin e rastit.“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti.Kjo është hera e tretë brenda disa javëve që Policia e Kosovës merr të tilla telefonata anonime për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.