Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj akuzon qeverinë Kurti për korrupsion dhe frikë nga dialogu dhe SHBA’të. Kritika Haradinaj kishte edhe rreth planeve qeveritare në fushën e energjisë.
Sipas ish-kryeministrit, me Kurtin shef të ekzekutivit, Kosovës po i vështirësohet mundësia e ecjes përpara.
“Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!”, thotë Haradinaj.
Ai akuzon Kurtin edhe për korrupsion.