239 pacientë të shtrirë në spitalin e Pejës, dy me COVID

E publikuar: 29/12/2021 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga spitali i Pejës kanë bërë të ditur se 239 pacientë janë aktualisht të shtrirë në këtë spital.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, nga ky spital kanë treguar se 2 pacientë të hospitalizuar janë të infektuar me COVID-19.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë kryer 669 vizia specialistike dhe mbi 4 mijë analiza.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 669 Vizita Specialistike;

– 50 Pranime;

– 239 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 2 Lindje, 2 djem;

– 11 Operacione;

– 36 Hemodializa;

– Analiza: 365 pacientë që kanë bërë 4,139 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 107 Rëntgen, 34 Ultra zëra, 16 CT-ja dhe 4 Mamograf;

– 38 procedura fizioterapie;

– 2 Pacientë me Covid-19.