Haziri: Kurti bën një hap para e dy mbrapa në çdo lloj politike

E publikuar: 23/12/2021 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka kritikuar qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij, pavarësisht paralajmërimit të krizës energjetike, s’përpiloi planin e duhur. Qytetarët e Kosovës në këto ditë të ftohta po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

“Unë sot jam i bindur që Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria është duke udhëhequr në politikën e një hapi pra e dy mbrapa. Z.Kurti e bën një hap para dhe mandej kthehet dy hapa prapa në çdo lloj politike”, tha Haziri.

“Hapi mbrapa është, le të themi në energji. Tash akuza për të kaluarën se është gjet diçka e cila ka shkaktuar këtë problem. Fakt është se e kaluara e afërt është stabiliteti në energji. Problemi me krize të energjisë elektrike s’mund të shitet për problemin e energjisë në Serbi që është sot”, theksoi Haziri për RTV Dukagjini.

“U paralajmëruar kriza e rrymës se do të ketë energji elektrike. Shtetet janë përgatit me plane rezervë dhe natyrisht edhe Kosova ka institucione”, shtoi ai.