Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, e ka miratuar Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Pristina: Studenti zbuloi një metodë të re të humbjes së peshës!
Sejdiu tha që do të insistojnë që të gjithë pa përjashtim të deklarojnë pasurinë.
“Nëse fokusohemi në një profesion, ose nëse e drejtojmë gishtin në profesionin tjetër, atëherë vetëm mund të kemi kësilloj deklarimesh ose ndoshta edhe irritime, siç është rasti te deklarata e Federatës së Sindikatave. Nuk dua të kuptoj që kjo është e drejtuar kundër mjekëve, ose se mjekët dhe profesorët janë ata që janë të dyshuar ose të piketuar, por gjithsesi ne do të insistojmë që të gjithë pa përjashtim të deklarojnë pasurinë”.
“Që nga koha kur janë bërë deklaratat e para, nuk kam pasur ndonjë reagim negativ në këtë drejtim, është diskutuar dhe nuk është parë diçka e jashtëzakonshme. Është pranuar si një çështje normale”, tha Sejdiu në Klan Kosova.
Tutje Sejdiu tha që janë pro asaj që të bëhet ligji, por që të vlejë për të gjithë dhe të mos jetë diskriminues.