Boiken Abazi, i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas “përplasjeve” të kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, shkruan EkonomiaOnline.
Nuk është vetëm Serbia që i ngjan Gjermanisë mes dy luftrave botërore, por janë edhe zyrtarë të BE-së si Borrelli që i ngjajnë atyre fuqive evropiane që tentonin ta zbusnin Gjermaninë naziste duke ia kënaqur orekset, si në “Marrëveshjen e Mynihut” të vitit 1938″, shkruan Abazi në Facebook.
Sipas tij, kërkesa për të respektuar marrëveshje në favor të agresorit nuk shmangin konflikte, i përshpejtojnë ato, duke ia shtuar guximin agresorit.“Me këto mend, dhe pa mësuar nga historia, Borrelli po shtynë drejt përshpejtimit të një konflikti më të gjerë në rajon”, shkruan Abazi.