Gjatë këtij viti 15 biznese janë mbyllur për shkak të pandemisë, papunësia do të rritë nivelin e varfërisë.
U bënë pothuajse dy vite që virusi korona po gjendet në mesin tonë.E prezenca e këtij infeksioni, ka vështirësuar shumë funksionimin e zhvillimin e jetesës së qytetarëve.
Mbyllja totale në fillim e më pas edhe valët e njëpasnjëshme të Covid-19 çuan në masa të ndryshme nga ekzekutivi, të cilat nuk ishin pa pasoja.
Krejt këto ndikuan shumë edhe në ekonominë e vendit.
Madje vështirësitë me të cilat u përballen disa nga bizneset, i detyruan ato të ndalojnë krejtësisht veprimtarinë e tyre.
E, kjo ka lënë edhe shumë punëtorë pa punë.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, deri më tani janë shuar 15 biznese.
Sefa bëri të ditur edhe cilët janë hapat të cilat pronarët e bizneseve duhet t’i ndjekin për mbylljen e biznesit.
Ndërkohë nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve nuk e kanë treguar arsyen e mbylljes, por që kanë bërë të ditur numrin e bizneseve të regjistruara.
E fajin për mos përkrahjen ekonomike të punëtorëve, sidomos të sektorit privat Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, po ia lë Qeverisë së vendit.
Azemi shtoi që ikja e të rinjve nga vendi do t’i kushtojë shumë Kosovës, pasi që shumë sektorë do të mbesin pa punonjës.
Pavarësisht pakove që janë dhënë në fillim të pandemisë Azemi nuk mohon faktin se janë keqpërdorur të hollat për përfitime personale e jo për punëtorët e asaj kompanie.
Mbyllja e bizneseve përveç ekonomisë së vendit, pritet të thellojë shumë edhe krizën ekonomike të familjeve.
Sipas profesorit te ekonomisë Nagip Skenderit, kjo do të ndikojë që shkalla e varfërisë në vend të rritet edhe më shumë.
Ndërkohë, gjatë vitit 2020 janë mbyllur 42 biznese.