Pamje nga vendi i ngjarjes në Gllogjan: Autobusi ku mbetën të vrarë katër persona

E publikuar: 26/11/2021 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku dikush ka sulmuar një autobus me armë zjarri, katër persona kanë mbetur të vdekur.

Express mëson i vrarë ka mbetur shoferi i autobusit, konduktori dhe dy nxënës, vajzë e djalë. Mësohet se djali është 17-vjeçar.

Dy të tjerë janë duke u trajtuar në spital dhe janë në gjendje kritike.