Edita Tahiri: Shqipëria është ajo që duhet të jetë lidere në Ballkan

E publikuar: 26/11/2021 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një postimi në facebook është shprehur duke thënë se Shqipëria duhet të jetë lider në Ballkan sepse është shteti i vetëm në Ballkan që ka qenë faktor stabiliteti në kohë krizash e luftërash, transmeton Gazeta Metro.

Tahiri ka thënë se një gjenocidbërëse si Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit.“Nëse dikush duhet me qenë lider në Ballkan, duhet të jetë Shqipëria, sepse është e vetmja në Ballkan që ka qenë faktor paqeje e stabiliteti në kohët e krizave dhe luftërave. Një gjenocidbërëse si Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit” shkruan Tahiri në Facebook.