Interesim i ulët i qytetarëve për t’u vaksinuar

E publikuar: 26/11/2021 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

1.349 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit kundër virusit Covid-19.Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës.Kështu, deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748. Në total numri i rasteve aktive është 335.