Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim homologun e saj shqiptar, Ilir Meta, raporton Ekonomia Online.
Meta po qëndron për vizitë dy ditore në Kosovë me ç’rast është takuar me krerë institucionesh e partish.Fillimisht është pritur nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ai i Kuvendit Glauk Konjufca.
Më pas ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi e kryeministrin Albin Kurti.