Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e njohur si “Fifi” është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.
Të martën mbrëma, këngëtarja vendosi që të qëndroi në shtëpi, pas gjithë asaj situate të krijuar, ku në një debat me opinionisten, Balina, Fifi u alivanos.
“Unë kam marr vendim me lanë shtëpinë e “Big Brother” sot, kam nevojë të merrem me vetën, kjo eksperiencë nuk është duke më bërë mirë”, u shpreh ajo.
Tashmë, Fifi është banorja e tëtë që është larguar nga shtëpia.
Po ashtu, ajo ka qenë në nominim për ditën e nesërme, por që sot ka vendosur të largohet.
Të gjithë banorët e pritën të pikëlluar këtë lajm, teksa filluan t’i ndihmonin në grumbullimin e rrobave.