Kosova nënshkruan marrëveshje bilaterale me Letoninë për bashkëpunim ushtarak

E publikuar: 24/11/2021 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova dhe Letonia kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit bilateral ushtarak.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Edhe një sukses yni i madh i radhës. Kosova dhe Letonia me marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ushtarak në funksion të sigurisë kontinentale dhe më gjerë. Sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë, bashkë me homologun tim letonez, ministrin e Mbrojtjes, Artis Pabriks, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas tij, ky memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të Kosovës dhe Letonisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Kosova dhe Letonia kanë histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë”, tha ai.

Mehaj thotë se “rrugëtimi i Letonisë për anëtarësim në NATO është një ndër eksperiencat e duhura për ne drejt synimit tonë!”.