Basri Lenjani nuk do të jetë drejtorit i Klinikës Emergjente tetori.Lenjani ka bërë të ditur përmes një njoftimi se pas shpalljes së rezultateve për zgjedhjen e drejtorëve, nuk do të jetë më në krye të kësaj klinike.Vendimin e SHSKUK-së ai e ka quajtur skandaloz dhe të ndikuar.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.
Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.
Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë.
Ps.,,Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar” Faik Konica ,,Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve”Faik Konica Të dhënat informative si dëshmi flasin;- 250 Publikime në revista e ndryshme ndërkombëtare- 48 Citate në revistat e ndryshme ndërkombëtare- 21 Libra të botuara- Dekoratë nga Presidenca e Kosovës- Falenderim nga Ambasada Amerikane , Turqisë, OSBN etj.Prof. Asoc. Basri Lenjani MD. PhD