Konjufca thotë se PDK është më e disiplinuar se VV dhe LDK, duartrokitet nga deputetët

E publikuar: 22/11/2021 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dhënë një deklaratë e cila u duartrokit nga grupi parlamentar i PDK-së.Ai gjatë seancës ku ishte duke folur ministri Liburn Aliu, ka kërkuar qetësi dhe vëmendje nga deputetët.

Ai tha se grupi parlamentar i PDK-së është më i disiplinuar se ai i VV-së dhe LDK-së.Kjo deklaratë e tij u duartrokit nga deputetët e PDK-së. Ndryshe Konjufca është i njohur me batutat dhe fjalimet e tij, i cili jo rrallë herë ka bërë që deputetet të disponohen nga ai.