ShSKUK: Asnjë pacient në mjekim intensiv nga Covid-19

E publikuar: 20/11/2021 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një kohe të gjatë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me COVID-19.Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-COVID. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:Klinika Infektive, 3 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-COVIDMjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientëSpitali i Gjakovës, 7 pacientëSpitali i Pejës, 2 pacientëSpitali i Ferizajt, 2 pacientë.