Pekin 2022/ Nis dëbora artificiale në Yangqing

E publikuar: 17/11/2021 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 80 ditë nga nisja e Olimpiadës Dimërore 2022, organizatorët kanë nisur të krijojnë dëborën artificiale në “National Alpine Skiing Center”, që ndodhet në zonën e garës në Yanqing, vendi i zgjedhur për të pritur garat e skisë alpine.

Wu Gaosheng, një ndër drejtorët operativë të qendrës, deklaroi se puna për dëborën artificiale pritet të zgjasë deri në mes të janarit, citon “Xinhua”.

Një sërë projektesh për kursimin dhe riciklimin e ujit janë vendosur po zbatohen për të optimizuar përdorimin e ujit për prodhimin e dëborës, konsumin njerëzor dhe qëllime të tjera, bëri të ditur Komiteti Organizativ i Pekin 2022.

Rreth 90% e dëborës së përdorur në vendin për garat e skisë alpine në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang 2018 ishte artificiale, një veçori e pranishme gjithashtu në Vankuver 2010 dhe Sochi 2014.

Me shtatë pista, Qendra Kombëtare e Skive Alpine është objekti i parë i Kinës për skijim alpin në nivel olimpik, me një rritje maksimale në lartësi prej rreth 900 metrash.