Osmani nderon Plenkoviqin me medalje presidenciale

E publikuar: 15/11/2021 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nderuar kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, raporton Ekonomia Online.Osmani ka pritur Plenkoviqin në kabinetin e presidentes, pasi ky i fundit përfundoi takimin dhe konferencën për medie me kryeministrin Albin Kurti.

Plenkoviq gjatë konferencës për medie, tha se do ta ndihmojnë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave.