Kosova mund të detyrohet të jetë pjesë e “Open Ballkan”, për Luginën s’mjaftojnë vetëm paratë

E publikuar: 13/11/2021 08:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka thënë se krahas ndarjes së buxhetit prej 2 milionë euro për Luginën e Preshevës duhet të funksionalizohet zyra për këtë kategori.

Ndërsa sipas Valon Muratit nga Lëvizja për Bashkim, përtej ndihmës financiare duhet të zgjidhet çështja e shqiptarëve në Kosovën Lindore, gjithmonë në raport me atë që kërkohet për serbët në veri.

Në bisedë për Ekonomia Online, Visar Ymeri ka folur edhe për “Open Ballkan”, duke theksuar se refuzimi i Qeverisë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme bie ndesh me interesat e qytetarëve.

Sipas tij, kundërshtimi i deritashëm i Qeverisë me përjashtim të argumenteve politike është i paqëndrueshëm.

“Natyrisht që duhet të shtohet buxheti sipas nevojave që mund t’i kenë shqiptarët atje. Dy çështje janë të rëndësishme, buxheti mbase do të duhej të ishte i bashkuar edhe me Shqipërinë në mënyrë që të rritet ndikimi dhe dimensioni politik të jetë më domethënës. Dhe në anën tjetër është e domosdoshme që krahas ndarjes së buxhetit për luginë të funksionalizohet zyrës për luginë në qeverinë e Kosovës e cila është nisur nga qeveritë e kaluara por asnjëherë nuk është funksionalizuar. Mendoj që ky instrument shtesë institucional do të kishte me qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për koordinimin e ndikimit që Kosova e ka te mirëqenia e shqiptarëve në luginë të Preshevës”.

“Mendoj që Kosova nuk duhet t’i thotë jo asnjë prej iniciativave rajonale. Është shumë më e rëndësishme që të jemi në tavolinë dhe t’i shtrojmë kushtet e mbrojtjen e interesave tona sesa të rrimë jashtë. Në anën tjetër për sa i përket idesë së ‘Open Ballkan’, pavarësisht se si ka nisur ajo dhe cila është mundësia e zbatimit të saj një gjë është faktuale në këtë drejtim që është në të mirën tonë e ajo është që në ‘Open Ballkan’, janë dy faktorë, e para është Serbia dhe e dyta është Shqipëria. Integrimet rajonale për Kosovën i kanë dy dobi, një është rritja e tregut që është mundësi përfitimi ekonomik dhe tjetra është etablimi i një zone ekomomike shqiptare që është e mundshme vetëm në kuadër të integrimeve rajonale”.“Refuzimi.