Serwer: Grenell mund të lëvizë kah të dojë, DASH dhe Shtëpia e Bardhë të pakënaqur me Kurtin

E publikuar: 12/11/2021 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
daniel-serwer

daniel-serwer

Njëri nga gjeneralët më me nam të ushtrisë amerikane Mark Hertling po zhvillon luftë të re, ani se gjendet në pension. Këtë po e bën përmes rrjeteve sociale me ish-të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sa që në një moment e bllokuan njëri tjetrin.

Grenell qëndroi për dy ditë në Kosovë, kurse ish-presidenti amerikan Donald Trump iu referua si i dërguari i tij.

Hertling dhe personalitete tjera amerikane e konsideruan atë që po bënë dyshja Trump-Grenell veprim të keq dhe ilegal.

Por ish-emisari e bëri të qartë se në çfarë cilësie qëndroi në Prishtinë.

Daniel Serwer, profesor në universitetin “John Hopkins”, thotë se nuk ka asgjë joligjore në ardhjen e Grenellit në Kosovë e as në cilësimet që ia bëri vizitës së tij Trump.

Madje, i sheh me dyshim edhe akuzat se ai është argat i Beogradit.