“Çështja e Kosovës do të jetë në rendin e ditës në Paris”, thotë Bërnabiq

E publikuar: 11/11/2021 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dyditore në Paris.

Bërnabiq tha se gjatë vizitës së saj në Paris, do të bisedojë me presidentin e Qipros, Nikos Anastasiades, për seancën e tretë të përbashkët të dy qeverive dhe se do të falënderojë Qipron për mbështetjen e saj në rrugën evropiane të Serbisë dhe mosnjohjen e Kosovës, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Drejt Francës sot është nisur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.