Tentoi të falsifikonte dokumente të pronës në vlerë 800 mijë euro, arrestohet

E publikuar: 10/11/2021 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hetues të Policisë së Kosovës nga Njësiti Rajonal për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, këtë të mërkure, kanë bërë të ditur se kanë arritur të sigurojnë informata në lidhje me një aktivitet kriminal, ku dyshohet se është kryer vepra penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Sipas policisë, një person i dyshuar ka falsifikuar dokumentin “Autorizimin” për shitblerje të pronës në vlerë rreth 800 mijë euro, kinse, sipas policisë, i njëjti dokument është Noterizuar nga një Noetri në Prizren dhe me Autorizim të falsifikuar ka tentuar të lidhë kontratë të një Noteri tjetër në Prishtinë për shitblerjen e pronës në vlerë 800 mijë euro.

“”Pas verifikim dhe kontaktit me kompetentët është konstatuar që bëhet fjalë për një Autorizim të falsifikuar, me ç ‘rast janë vënë në dijeni autoritetet për veprimet e dyshuara si të kundërligjshme.

“Hetuesit policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prishtinës, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme profesionale hetimore kanë siguruar dëshmi relevante nga kompetentët, duke konfirmuar se prona e cila ka qenë objekt i shit-blerjes (është në pronësi të dikujt tjetër dhe jo të personit që ceket në Autorizimin e falsifikuar) dhe me këtë dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale. Hetuesit kanë siguruar prezencën e personit të dyshuar i cili është intervistuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se:

Më këto veprime i dyshuari me iniciale (Sh. B.) dyshohet se ka kryer veprat penale:

“Mashtrim” nga neni 323 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, policia bën me dije se në konsultim me pokurorinë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.