Deputetët kërkojnë interpretimin e ministrive në lidhje me Ligjin për shitjen e banesave

E publikuar: 09/11/2021 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me shumicë votash Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë ka votuar në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli tha se Projektligji nuk krijon kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.“Projektligji nuk do të krijojë kosto shtesë për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe plotëson kushtet e parapara të rregullores së Kuvendit të Kosovës”.

Ndërsa Komisioni u dakordua që të merren mendimet zyrtare të ministrive së linjës për ndryshimi – plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.