Grenell zbarkon në Tiranë, ka disa fjal

E publikuar: 09/11/2021 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-i dërguar i Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është duke qëndruar në Shqipëri.

Grenell ka postuar disa fotografi ku ka bërë të ditur se gjendet në Shqipëri, mirëpo nuk dihet arsyeja e kësaj vizite.

Ai ka shkruar se amerikanët duhet ta vizitojnë Shqipërinë dhe se njerëzit janë të mahnitshme.

“Amerikanët duhet të vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mahnitshëm”, ka shkruar Grenell.Duhet theksuar se ish-i dërguar i Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, ku është atakuar nga analisti politik serb dhe njëkohësisht Kryetari i Bordit të Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjic, se merr rreth 100 mijë euro në muaj nga Serbia në këmbim të lobimit, ndërsa Grenell ka reaguar ashpër duke i quajtur shpifje pretendimet e tilla.

“Ne i paguajmë Grenellit edhe 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, tha ai.Mirëpo nga një ‘check facts’, asnjë listë e FARA (Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj) nuk e përmend Richard Grenelin si lobist të regjistruar.

Duke klikuar emrin e Grenell në website nuk rezulton asnjë e dhënë për të që të ketë lobuar për një politikan apo shtet. Kushdo që ka nënshkruar një kontratë lobimi, emri i tij mbetet në “Fara Act” në DoJ, madje edhe në rastet kur shumat e lobimit janë mjaft modeste.
Mjafton të klikoni saktë emrin e personit dhe më pas në website-n e departamentit të drejtësisë së SHBA do t’ju shpaloset e gjithë pasqyra e veprimtarisë në fushën e lobimeve.