Escobar: S’kemi ndonjë mosmarrëveshje me BE-në për dialogun Kosovë-Serbi, po punojmë ngushtë

E publikuar: 06/11/2021 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja po punon ngushtë me Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje me BE-në për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne jemi duke punuar shumë ngushtë me Bashkimin Evropian për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga BE-ja. Dhe, unë jam i lumtur të them se ne nuk kemi ndonjë fushë mosmarrëveshjeje me Bashkimin Evropian për këtë çështje. Siç e thashë kemi partneritetin në zhvillim me Serbinë që ka qenë shumë përfitues për të dyja vendet. Ne kemi festuar së fundi 140-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike me Serbinë. Dhe, ajo trajektore që kemi pasur për një shekull e gjysmë, shpresojmë të vazhdojë”, ka deklaruar Escobar.