Krivokapiq: Mali i Zi nuk është kundër “Ballkanit të Hapur”, iniciativa të ngjashme tashmë ekzistojnë

E publikuar: 03/11/2021 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Malit të Zi, Zdarvko Krivokapiq, ka deklaruar se nuk kanë thënë që Podgorica nuk do t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, por sipas tij iniciativa të ngjashme tashmë kanë ekzistuar.

Ai në një intervistë për mediumin serb Tanjug ka theksuar se “nuk e sheh ndonjë dallim të madh ndërmjet ‘Procesit të Ballkanit’ dhe ‘Ballkanit të Hapur’”.

“Dallimi i vetëm ka të bëjë me faktin qe te Ballkani i Hapur do të udhëhiqnim vetë, ndërsa tashti, me Procesin e Berlinit, jemi të udhëhequr nga tjerët. Unë jam që të jemi të pavarur në këtë proces, por duhet të të ekzistojnë institucione të cilat do ta kenë përgjegjësinë për ta garantuar atë lloj pavarësie. Nëse ato ekzistojnë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), atëherë pse do të duhej ta bënim një hap prapa”, ka thënë Krivokapiq, shkruan Blic, transmeton Klankosova.tv.