I kujt është faji për mungesën e energjisë?

E publikuar: 03/11/2021 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në samitin e G20-s që u mbyll të dielën, liderët e G20-s ranë dakord që “të jenë vigjilentë në lidhje me evolucionin e tregut të energjisë”, duke siguruar që energjia të jetë “e përballueshme”. Në Europë, dimri po afron, por ekziston kërcënimi i krizës energjetike.

Sipas gazetës “The Economist”, për shkak të çmimeve të larta të gazit natyror, çmimet e energjisë elektrike me shumicë në Gjermani dhe Francë janë rritur përkatësisht me 36 % dhe 48 % që nga shtatori. Raporti i Konfederatës së Bashkimit Evropian (ETUC) tregon se rreth 3 milionë punonjës të BE-së nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar faturat e ngrohjes dhe ky numër është në rritje. Në këtë drejtim, shumë vende europiane janë shqetësuar, gjë që ofron edhe një “justifikim” që disa media europiane të fajësojnë vendet e tjera.

Në Europë, zhvillimi i energjisë së re nuk ka arritur të mbushë zbrazëtinë e lënë nga tërheqja e burimeve tradicionale të energjisë. Për shembull, pakësimi i fuqisë së erës në Europë këtë vit ka çuar në prodhim të pamjaftueshëm të energjisë së erës, dhe ekonomia reale – si zinxhiri industrial dhe ai i furnizimit – nuk është rimëkëmbur. Energjia është hallka më e dobët, dhe është e pritshme që të shfaqen vështirësi në furnizim dhe rritje të çmimeve.

Në fakt, përballë furnizimit të pamjaftueshëm me energji, ka pa fund akuza mes vendeve kundër njëri-tjetrit. Pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit të ShBA-së pretendoi se Rusia e përdor energjinë si armë dhe i kërkoi Gjermanisë të konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për rritjen e çmimeve të energjisë. Presidenti francez Macron nuk e miratoi këtë: “Nuk kam prova që dikush manipulon tregun, nuk kritikoj asnjë. Këto janë marrëdhënie tregtare dhe ato nuk duhet të përdoren për gjeopolitikë”.

Thomas Wright, drejtori i Qendrës Amerikano-Europiane të Institutit “Brookings” në ShBA, tha me shqetësim: “Bota po ndahet gjithnjë e më shumë. Por kemi gjithnjë e më pak zgjidhje.” Sidoqoftë, dimri po vjen, dhe nëse qeniet njerëzore që janë të lidhura me njëra-tjetrën do të punojnë së bashku për t’u ngrohur, apo do të kritikojnë njëra-tjetrën, kjo çështje është e denjë për mendimin e të gjithëve.