Dërgohen në Kryesi emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të BQK-së

E publikuar: 03/11/2021 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Tranafere ka miratuar i listën së kandidatëve për një anëtar të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).Anëtarët e propozuar janë: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.

Ky rekomandim me shumicë votash ka marr mbështetjen e deputetëve.Ndërsa Komisioni, ka miratuar edhe listën tjetër për dy anëtarët joekzekutivi të Bordit të BQK-së. Anëtarët e propozuar janë:

Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci-Ukaj, Imrije Zeqiri, Nora Latifi-Jashari, Nuhi Ahmeti dhe Peteit Gashi.“Kandidatet zgjidhen nga Kuvendi dhe pastaj i dërgohen presidentes”, tha kryetari i Komisionit, Armend Muja.