Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Vettingu është çelës për të garantuar sukses afatgjatë në këtë nismë, njofton Klankosova.tv.
Këtë deklaratë e bëri Haxhiu në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për prosecin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.
“Secili qytetarë ka të drejtë për një sistem drejtësisë që lufton korrupsionin e shkeljet, secilit qytetarë i Kosovës ka të drejtë për një sistem të drejtësisë që është i pavarur nga faktorë të ndryshëm dhe efektiv në dhënien e drejtësisë. Për fat të keq gjendja në të cilën gjenden sot gjyqësori dhe prokuroria jonë shkaktohet pikërisht si pasojë e pavarësisë së pamjaftueshme të ndikimit nga jashtë dhe mungesës së llogaridhënies dhe transparencës. Vettingu është çelës për të garantuar sukses afatgjatë në këtë nismë”,


















