Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për 24 orët e fundit.
Sipas këtij raporti, për 24 orë janë regjistruar 4 raste pozitive, shkruan lajmi.net.
Pozitiviteti i rasteve nga 1115 persona të testuar me 5 rezultate pozitive është vetëm 0.44 përqind.
Ndërkohë gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 14 pacientë.
Numri aktual i rasteve aktive me COVID-19 është 430.


















