Zaev jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe e kryetarit të LSDM-së

E publikuar: 31/10/2021 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.

Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore.