Liburn aliu
Qeveria ka miratuar shqyrtim propozim-vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Planifikimit të Mjedisit Hapësinorë, Liburn Aliu, tha se ky projekt do ta kalojë shumën mbi 150 milionë.
“Të prezantoj vendimin e sotëm të Qeverisë për krijimin e komisionit për studimin e fizibilitetin për rrugën Tetovë-Prizren. Kjo do të lidhe edhe korridorin për Shqipëri, është një rrugë mjaftë e rëndësishme edhe pse e vështirë. Studimet e fizibilitetit janë arritur nga Maqedonia. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kemi arrit shumë shpejt deri në këtë pikë. Në vitin tjetër do të kemi fillimin e dizajnit. Tunelet janë të ndryshme, variantit më i përshtatshëm është që ka tunelin më të gjatë mbi fshatin Manastericë dhe kalon në fshatin Bozofq në Maqedoni. Po ashtu edhe Prevalla lidhet me këtë rrugë. Për realizimin janë shqyrtuar shumë dokumente. Për ne është i pashmangshëm tuneli. Ky projekt do të realizohet me komisione të përbashkëta. Zhvillimi i turizmit malor të jetë më komplimentar. Projekti do të kalojë mbi 150 milionë euro mund të shkoj edhe më lartë”.