Të qenurit shumë pranë festës së Halloween bëri që të diskutohej pikërisht për maskat, por ato njerëzore. Të pranishëm në këtë diskutim ishin Olta Sheta, Xhani Demika dhe Silvana Bushati, të tre personazhe që e njohin botën e medias dhe showbizit. Biseda për maskat i çoi ata tek personazhet e njohur të reality show, Big Brother, ku më e komentuara ishte këngëtarja Fifi. Të tre ranë të mendimit se të jesh në produksione të tilla maska është e pashmangshme, pasi të gjithë futen për një çmim.
“Jo unë nuk kam qenë e vërtetë. Pse duhet të kem qenë e vërtetë? Unë kam bërë 100 ditë sepse është shtyrë dy javë, ishte Big Brother më i gjatë. Në bazë të banjorëve që janë atje unë e menaxhoj veten shumë mirë sepse ti nuk ke me çfarë të meresh, gjatë gjithë kohës ti do mendosh, ca do bësh, si do sillesh”, tha Olta.
Nga ana Silvana theksoi se pikërisht formatet reality po e tregojnë më së miri se kush janë figurat publike.
“Të jemi transparent. Unë kam qenë një nga ato persona që Fifin e admiroja si personazh publik, sot me plot shpirt e them që e urrej si personazh publik, transmeton Reporteri. Nuk është lojë, nuk mund të shtiresh as nuk mund të mësosh nga ato që ndoshta të stimulojnë. Ajo ka marrë një personazh shumë të gabuar, nuk është Fifi ajo që ka qenë jashtë”, tha Silvana.
Edhe Xhani ishte i po të njejtit medim që personazhet publike janë ato që përdorim shumë maska.
“Pjesa më e madhe po, është e vërtetë, sepse ndryshe janë, ndryshe shtiren, ndryshe sillen, ndryshe të presin. Unë Fifin e njoh jashtë ekranit, jashtë muzikës dhe më vjen keq mënyra se si ajo po vepron sepse ajo nuk e ka idenë se çfarë po shfaq duke menduar që po bën show”, pohoi Xhani.
Debati u nxeh shumë kur vijoi të flisnin për lidhjet dashurore dhe raportin mashkull-femër. Olta nënvizoi se meshkujt në Tiranë 99% janë me maska, ndërsa Silva theksoi se pjesa më e madhe nuk kanë besim tek vetja, e nga ana tjetër Xhani e mbylli duke pohuar se meshkujt mendojnë se kanë më shumë maska se femrat.