Aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me një armë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë dhe duke plagosur regjisorin.
Baldwin dyshohet se pas ngjarjes së rëndë pyeste vazhdimisht ‘pse më dhanë një armë të mbushur?’.
Policia ka bërë të ditura pak detaje nga ngjarja, por një dëshmitar i tha faqes “Showbiz 411” se Baldwin filloi menjëherë të pyeste se pse iu dha një “armë e nxehtë” – duke iu referuar një arme të mbushur me plumba të vërtetë.
Një zëdhënës i kompanisë së produksionit të filmit tha më vonë se aksidenti përfshiu ‘shpërthimin e një arme të mbushur me barut’.
Megjithëse aksidentet fatale me municion të tillë janë jashtëzakonisht të rralla, ato ndodhin.
Mike Tristan, një armator i Hollivudit me përvojë 30-vjeçare, foli për Dailymail.com duke thënë se përgjegjësia përfundimtare për sigurinë e armëve në setin e filmit i takon armaturës.
“Duhet të kishte plumba fals në armë, detyra e armatorit në set është ta kontrollojë armën përpara se të dorëzojë”, tha Tristan.
“Ata pastaj sigurohen që aktori të qëndrojë në një vend të caktuar dhe të mos e drejtojë kurrë armën tek ekuipazhi apo kasti… editimi e bën të duket sikur ata po ia drejtojnë kolegut të tyre. Kjo është arsyeja pse të gjithë në industri janë shumë të hutuar. Se si ndodhi kjo, është një mister total për momentin.”
Tristan shtoi se ai ka punuar me Baldwin më parë, në xhirimet e filmit të vitit 1998, “Thick as Thieves”, duke e quajtur atë ‘shumë të sigurt’ dhe ‘plotësisht profesionist’.
“U befasova kur dëgjova se ishte ai”, shtoi Tristan.
Baldwin u mor në pyetje pas të shtënave fatale, por nuk u arrestua dhe nuk u akuzua. Ai u fotografua jashtë zyrës së sherifit i pikëlluar dhe duke qarë, ndërsa fliste në telefon. Aktori nuk pranoi të fliste me reporterët që ishin në vendin e ngjarjes. Është e paqartë se ku është Baldwin tani. Ndërsa policia tha se një hetim penal për incidentin po kryhet aktualisht për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së Hutchins.
Pas të shtënave fatale në sheshxhirim, u rishfaq një postim i vitit 2017 i Baldwin, në të cilin ai i referohej një videoje ku qëllonte policia në Kaliforni duke shkruar:
“Pyes veten se si duhet të jetë të vrasësh dikë gabimisht…”