Sipas rezultateve të fundit të publikuara në faqen e Këshillit Qendror Zgjedhor, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, po prin me 42,57 për qind.
Pas tij vjen kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama i cili i ka 29,12 për qind.
Ndërkaq Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës ka 21,62 për qind.
I katërti është Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj me 4,54 për qind.