Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.
Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që Komuna e Gjilanit, shkon në balotazh.
Renditja si më poshtë:
Lutfi Haziri (LDK): 46.4%
Alban Hyseni (LVV): 40.7%
Leonora Morina – Bunjaku (PDK): 9.9%
Nazim Gagica (AAK): 2.4%
Gani Neziri – 0.4
Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anononimitetin./Telegrafi/