Dominic Boesel ka arritur t’i hakmirret boksierit Haxhi Krasniqi duke ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO.
Dominic Boesel e nisi mjaft mirë duelin duke fituar raundet e para, shkruan Gazeta Express.
Por, në raundet e fundit, Haxhi Krasniqi mori dominimin në duel dhe tregoi se pse ishte kampion bote në atë divizion.
Por, kjo nuk mjaftoi, pasi gjyqtarët vendosën për fitoren e Boesel.
Gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e gjermanit. /Gazeta Express/