Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Elvis Kelmendit

E publikuar: 08/10/2021 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të kërkuar nga autoritetet vendore.
Personi i kërkuar është Elvis (Naser) Kelmendi, i lindur më 3 maj 1978 në Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale mashtrim, falsifikim i dokumenteve, lëndim i rëndë trupor.Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]