Digjet 68-vjeçari në një kasolle në Suharekë, ishte duke jetuar vetëm

E publikuar: 08/10/2021 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Neperbisht të Suharekës.

Express mëson se viktima ishte duke jetuar vetëm, ndërkaq sipas ekspertëve shkaktare e zjarrit dyshohet të ketë qenë stufa e cila ka qenë e ndezur.

Kur policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë hasur në trupin e karbonizuar të 68-vjeçarit D.Sh.